Stuhi në Itali e Spanjë, shkaktohen dëme të rënda

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndërsa Ballkani vuan të nxehtin, rajone të Italisë dhe Spanjës, janë mbërthyer nga moti i keq.

Stuhitë e befta të cilat po godasin Lombardinë që prej fillimit të verës, shkaktuan dëme të rënda. Erërat e forta shembën çatitë e godinave të ndryshme e rrëzuan pemë.

Stuhi të dhunshme, me reshje të dendura dhe erëra të forta goditën gjithashtu disa zona të Katalonjës. Video të postuara në rrjetet sociale treguan rrugët e mbushura me baltë pas stuhive.

Share.

Comments are closed.