Ia dhuroi asaj një biçikletë kur ishte fëmijë refugjatë, e mahnitshmja ndodh pas 29 vitesh

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Saddam Hussein refugjat kurd dhe Mevan Babakar refugjate nga Armenia ishin takuar 29 vite më parë në një kamp në Zwolle të Holandës.

Gjatë qëndrimit në kamp, Saddam i kishte dhuruar një biçikletë atëherë pesë vjeçares Mevan. Ajo e kujton atë moment si një nga kujtimet më të mira në jetë dhe që e kishte bërë me lot.

Me një cicërimë në Twitter, dy miqtë e rastësishëm kanë komunikuar pas 29 vitesh. Pasi kontaktuan, Saddam e Mevan kanë lënë një takim të përbashkët.

“Ishte sikur të shihje një anëtar të familjes që nuk e kishit parë në një kohë të gjatë” ka thënë Mevan Babakar.

Share.

Comments are closed.