Këshilltarja e Haradinajt nuk po pajtohet assesi me humbjen e nënës, mallkon burrin që ia mori asaj jetën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Disa ditë pas vde,kjes tragjike që ndodhi në Prizren, Diellza Hoti, këshilltarja e Ramush Haradinajt ka bërë një shkrim prekës për nënën e saj e cila u v.ra mizorisht nga bashkëshorti i saj.

Hoti ka shkruar në rrjetin social Instagram disa fjalë prekëse në kujtim të nënës së saj.

Postimi i saj i plotë:

“Po më fillon e mbaron dita pa ty, pa thirrjet e përqafimet tua, po pres që po të shoh e po pres me bisedu bashkë si gjithmonë, po më dhemb që çdo qosh i shtëpisë u errësu sepse po i mungon drita e buzëqeshjes tënde, më e bukura që e kam pa ndonjëherë. Ti mam, lulja e njomë, je symbol i bukurisë, çiltërsisë dhe heroizmit. Ty unë t’a kam lakminë për shpirtin fisnik që e ke pasë e për fuqinë e jashtëzakonshme me dominum çdo sfidë. Ti sot padrejtësisht nuk je në mesin tonë, por je në parajsë e po më mbron nga lart, e unë të premtoj që krejt dhimbjen që po e ndjej do t’a kthej në forcë e do t’a vazhdoj rrugëtimin tënd të drejtë. Përjetësisht në zemrën time, të dua mam”.

 

Share.

Comments are closed.