Vetëvendosjes i bashkohet edhe një njeri i fuqishëm

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shpejtim Bulliqi, kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, është anëtarësuar në Vetëvendosje.

Lajmin e ka bërë të ditur Albin Kurti, kryetari i kësaj partie.

“Me Avni Deharin dhe Gani Krasniqin, me Martin Berishajn e Glauk Konjufcën, me Hysamedin Ferajn dhe Elvis Hoxhën, me Liburn Aliun dhe Enver Dugollin, ia uruam mirëseardhjen në VETËVENDOSJE! Prof.Shpejtim Bulliqit”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.

“Shpejtim Bulliqi është Kryesues i Komisionit Shtetëror për Shenjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, profesor në FShMN të UP, Departamenti i Gjeografisë, si dhe ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e pestë”.

“Shpejtim Bulliqi së bashku me profesorët Zejnullah Gruda e Florim Isufi ishin në krye të argumentimit shkencor për kundërshtimin e demarkacionit Thaçi-Meha që Republikës sonë ia cënoi territorin. Me Prof. Bulliqin në VETËVENDOSJE! dhe me Lëvizjen në qeverisjen e ardhshme, kufijtë e shtetit tonë do të jenë të paprekshëm”.

Share.

Comments are closed.