Saturday, February 22, 2020
Aktualitete

A do të jap dorëheqje Glauk Konjufca?

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca nuk do të japë dorëheqje nga pozita në të cilën u zgjodh me votat e deputetëve më 26 dhjetor.

Burime zyrtare nga Lëvizja Vetëvendosje i kanë thënë Insajderit se Konjufca nuk do të japë dorëheqje nga pozita e kryeparlamentarit, ndonëse të dielën është përfolur në media një dorëheqje eventuale e tij nga kjo pozitë me qëllim që t’i hapë rrugë negociatave të bllokuara për formimin e qeverisë ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës në një ofertë përmes së cilës i është drejtuar së fundi herë Lëvizjes Vetëvendosje, i ka kërkuar dorëheqjen e Konjufcës nga pozita e kryeparlamentarit.

Loading...

Mirëpo, në një letër që ia ka dërguar krerëve të LDK-së javën e kaluar, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nënvizuar se nuk do të negociojë në tavolinë shkarkimin e Glauk Konjufcës.

“Nuk mundemi tash t’i delegjitimojmë institucionet demokratike me ujdi monarkësh. Zgjedhja e Konjufcës ishte legale dhe legjitime”, ka shkruar ndër të tjerash Kurti, duke ia bërë të qartë Mustafës se nuk negociojnë më me këtë pjesë./Insajderi.com

Loading...