Aktualitete

Dardan Molliqaj pëson debakël, ja sa vota mori në zgjedhje

Dardan Molliqaj ishte një ndër figurat kryesore politike në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit. Molliqaj ishte po ashtu një ndër politikanët më të zëshëm edhe sa ishte në Vetëvendosje, por edhe një ndër më të dashurit.

Molliqaj në zgjedhjet e qershorit 2017 arriti t’i merrte hiç më pak se 49 mijë e 26 vota, duke qenë deputeti i tretë më i votuar brenda atij subjekti politik prapa Albin Kurtit dhe Shpend Ahmetit.

Por, ngritja e tij meteorike në skenën politike nuk zgjati shumë pasi Molliqaj ishte në mes të një lufte fjalësh me ish partinë e tij që si duket e dëmtoi shumë.

Në zgjedhjet e 6 tetorit ai del se i mori vetëm 4 mijë e 83 vota, shkruan Periskopi.

E përkthyer në përqindje, del se Molliqaj i mori vetëm 8,32 për qind të votave që i kishte në vitin 2019 ose që pësoi një rënie prej 92 për qind të votave.