Monday, December 9, 2019
Biznes

Facebook-ut i shtohet një rival, mijëra përdorues regjistrohen

Themeluesi i Wikipedia, Jimmy Wales, ka raportuar se rrjeti i tij i ri social WT: Social tani i ka më shumë se 160.000 anëtarë dhe po “kërcënon” të bëhet rival i ri për Facebookun e popullarizuar.

Rrjeti i ri i ka mbledhur më shumë se njëqind mijë abonentë për vetëm 48 orë, ndërsa Wales thotë se njerëzit po vazhdojnë të regjistrohen masovikisht.

Platforma thotë se kurrë nuk do të shesë të dhëna të përdoruesit dhe se mbështetet tek individët, dhe jo reklamat.