Tuesday, December 10, 2019
Biznes

Mercedes-AMG GLA 45 u shfaq për herë të parë në testim

Linjën e makinave crossover, Mercedes vetëm po vazhdon të zgjerojë

Sa i përket linjës së makinave crossover, Mercedes duket se është i vendosur t’i zgjerojë gjithnjë e më shumë, që kur i lansoi AMG A35 dhe A4, si pjesë e A-Class.

Të njëjtën platformë e kanë edhe CLA-Class dhe Mercedes GLB SUV, si dhe një veriant i ri i AMG A35, që do ta shohim në Frankfurt.

Ky nuk është i vetmi i këtij lloji që prezantohet gjatë vitij viti, pasi mund të shohim edhe AMG GLA 45, që u shfaq për herë të parë në testim dhe duket se është gati për prodhim.

Derisa shtresat e kamuflazhit ia mbulonin çdo pjesë, në shfaqjen e parë në pistë iu vërejtën format shumë më të fryra se modelet e ngjashme, rrotat më të mëdha dhe stili shumë më sportiv, transmeton Telegrafi.

Grilli Panamericana nuk i mungon, si në asnjë prej modeleve AMG, që ka hapësira shumë të mëdha për hyrjen e ajrit, që mendohet se do të freskojë një motor të fuqishëm.

Bashkë me GLA standard dhe GLA 35, pritet që edhe Mercedes-AMG GLA 45 të lansohet më 2020, me një stil shumë të mirë.