Interesante

Çfarë ndodhi me veturat e blinuara të Presidentit Rugova?

Që nga viti 2011 veturat e blinduara të Presidentit Ibrahim Rugova janë jashtë përdorimit, ndodhen të parkuara në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

LDK’ja ka kërkuar që veturat e Rugovës të konservohen e të vendosen në muze Veturën që dikur barte presidentin e Kosovës, tash është mbuluar me pluhur. Në këtë gjendje janë edhe 5 automjetet tjera që përbënin eskortën e ish presidentit të ndjerë, raporton T7. Që nga viti 2011 veturat e blinduara dhe jashtë përdorimit, ndodhen të parkuara në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Presidenca e Kosovës nuk ka dhënë asnjë përgjigje se çfarë do të ndodhë me këto vetura. Por, për LDK’në këto automjete kanë rëndësi të jashtëzakonshme.

Loading...
LEXO EDHE:
Vrau me thikë babain e dhunshëm, 20-vjeçarja lihet e lirë nga gjykata

Bile, ata kanë një plan se për çka mund të shërbejnë veturat e Rugovës. Në fakt vetura jashtë përdorimi ka në të gjitha institucionet e Kosovës.

Disa ndodhen në parkingun e Ministrisë së Kulturës që nga koha kur në krye të këtij dikasteri ishte Kujtim Shala. E sipas një vendimi të ish-kryeministrit Isa Mustafa, veturat zyrtare që janë tepricë apo të pafavorshme ekonomikisht, duhet të shiten në ankand publik./gazetametro.net

Loading...