Interesante

Çfarë thonë Rama dhe Batoni një ditë pas zgjedhjeve në Kosovë…

Një ditë pas zgjedhjeve në Kosovë, të cilat nxorën fitues Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen, në rrjetet sociale nuk reshtin fotot, të cilat ironizojnë kryeministrin Edi Rama dhe gazetarin Baton Haxhiu, të dy njerëz të afërt, politikisht dhe jo vetëm me Hashim Thaçin dhe PDK-në, partia që pas shumë vitesh në pushtet, doli në opozitë.

Kujtojmë se, disa javë më parë, Haxhiu kishte vënë një bast publik teksa shprehej se, “nëse PDK nuk fiton, e mbyll televizionin”.

A do ta mbajë premtimin? Kjo mbetet për tu parë, por memet tallëse dhe ironizuese në rrjetet sociale sapo kanë filluar…