Interesante

Demi i la 800 shtëpi pa energji elektrike

Rreth 800 shtëpi kanë mbetur pa rrymë në Skoci gjatë bllokimit të coronavirusit, pasi demi fërkoi shpinën ndaj një shtylle elektrike.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, demi katër vjeçar thuhet se po përpiqej të lehtësonte një kruajtje kur rrëzoi një gjenerator nga një shteg telegrafi në fermën e tij në qytetin Chapelton.

Megithëse ai shpëtoi nga një tronditje prej 11,000 volt nga kabllot, veprimi i demit i la tre fshatra pa energji elektrike.

Loading...

Pronari i tij kërkoi falje në Facebook për ndërprerjen e energjisë elektrike, duke thënë se demin e shqetësonte një kruajtje, kështu që e fërkoi shtyllën e energjisë elektrike dhe e rrëzoi kutinë e transformatorit./Telegrafi/

Loading...