Monday, December 9, 2019
Interesante

E dhimbshme: Albert Cara ndjeu dorën e ftohtë të të birit, tani pyet: Si është djali?

Efektivi i zjarrfikësve, Arben Cara humbi 7 nga të afërmit e tij në tërmetin e 26 nëntorit.

I ftuar sot në “Wake up”, Cara rrëfeu momentin kur Albert Cara, 55 vjeçari që ka humbur familjen pyeste vazhdimisht për të birin që kishte humbur jetën në rrënoja. “Alberti ka lëndime goxha serioze në pjesën e shtyllës kurrioze ndërsa Lindita është mirë, por ne akoma nuk ia kemi thënë dhe nuk e dimë si do ia themi që i kanë humbur familjarët.

Gjatë rrugës kur është transportuar për në Spitalin e Traumës, Alberti ka pasur në të njëjtën ambulancë edhe djalin i cili atë natë do festonte ditëlindjen.

Prandaj ishin mbledhur të gjithë. Gjatë kohës në ambulancë, Alberti kishte ndjerë që dora e djalit ishte ftohtur. Edhe sot pyet vazhdimisht: ‘Si e kam djalin?’, tregoi Arben Cara.