Interesante

E frikshme! Edhe një dëshmi që fundi i Botës nuk është larg!

Dielli për momentin është në një periudhë të “minimumit solar”, që i bie se aktiviteti në sipërfaqen e tij ka rënë ndjeshëm.

Ekspertët po besojnë se dielli do të futet në periudhën më të thellë të regjistruar ndonjëherë të “recesionit”, pasi pikat e diellit prakitikisht janë zhdukur.

Astronomi, Tony Phillips tha se: “Minimumi diellor është duke u zhvilluar, dhe është i thellë. Fusha magnetike e diellit është dobësuar, duke lejuar rrezet shtesë kozmike në sistemin diellor. Rrezet e tepërta kozmike paraqesin një rrezik shëndetësor dhe ndikojnë në elektrokimi të atmosferës së sipërme të Tokës si dhe mund të ndihmojnë në shkaktimin e rrufeve”.

Loading...

Shkencëtarët nga NASA-s frikësohen se mund të jetënjë përsëritje e “Dalton Minimal”, e cila ndodhi mes viteve 1790 / 1830 – duke çuar në periudha të ftohta brutale, humbje të korrjeve, uri dhe shpërthime të fuqishme vullkanike.

Temperaturat u ulën deri në 2C mbi 20 vjet, duke shkatërruar prodhimin e ushqimit në botë.

Më 10 prill 1815, shpërthimi i dytë i madh vullkanik në 2-mijë vjet ndodhi në malin Tambora të Indonezisë, duke vrarë të paktën 71-mijë njerëz.

Ajo gjithashtu çoi në të ashtuquajturin “Vit pa verë” në vitin 1816./Objektiv/

Loading...