Saturday, February 22, 2020
Interesante

E quajti të padijshëm e injorantë, hoxhë Latifi i reagon ashpër Blerim Latifit

Gjatë ditës së sotshme, profesori i UP-së, Blerim Latifi e quajti injorantë e të padijshëm hoxhën Fatmir Latifin.

” Ma dërgoi njëri një video në të cilën ky hoxha i Mitrovicës Fatmir Latifaj i fliste xhamatit për Shaban Polluzhën e Mehmet Gradicën. “Mehmeti- thoshte- u kanë i zoti, u shkollu në akademinë ushtarake të Sulltan Abdylhamitit”. Ja sa injorantë e të padijshëm janë soji i tij. Mehmet Gradica është lindur në vitin 1913, rrafsh 1 vit pas rënies së Perandorisë Osmane në Ballkan dhe kur ishte 10 vjeçar kjo perandori kishte vdekur përfundimisht. S’ka gjë ma të rëndë se injoranca e veshur me autoritet.”, ka shkruar sot profesori i njohur në Facebook.

Këtij postimi, hoxhë Latifaj i është kundërpërgjigjur me një postim në Facebook, duke e quajtur filozof të lodhtë, Blerim Latifin.

Loading...

” Reagimi i Imamit Latifi ndaj Filozofit Latifi!

Shkolla e Heronjëve tanë kombëtar që buron nga dija e mirëfilltë e odave tona që padyshim në ballë të atyre odave heroike e kishin personalitetin e hoxhes me të vertet e përjashton llojin e këtij qē vertet aktiviteti i tij shpeshherë qon ujin në mulli të armikut!

Sinqerisht,nuk mirrna me këtë Filozof që batariat e shekullit të kaluar ende i mban në zemren e tij plot me vrerë ndaj Islamit dhe muslimanëve në Kosovë perveq që kam punë më të menqura në agjendën time gjithësesi nuk brengosem se çfarê thotē emnaku i mbiemrit tim sepse qysh thonin pleqët tanë të ndritur dikur: qysh është njeriu edhe të shikonë (etiketon)!

Koha do t’a dëshmojë që Kosovës i duhen njerëz që nuk turpërohen nga perkatësia e tyre fetaro-kombëtare, pikërisht i kësaj shkolle ishin edhe heronjët tanë që nuk e trathtuan besën e vatanit që e kishin lidh me iman,por ky filozof i lodhët në llojin e vet perveq se nuk beson kësaj shkolle por fatëkeqësisht as nuk e kupton!

Me një fjalë mos qofsha në lëkurën tënde dhe shyqyr Zotit që unë jam Fatmir Latifaj!”, ka shkruar hoxha.

Loading...