Interesante

Ish ministri nga LDK: Djali im ka kryer fakultetin ekonomik, por merret me prodhim betoni

Ish ministri i Infrastrukturës nga LDK në Qeverinë Mustafa, Lutfi Zharku, ka uruar të birin e tij për ditëlindje, duke treguar se ai ka përfunduar studimet për ekonomi, por që merret me prodhimin e betonit.

“Ka kryer fakultetin ekonomik si student i shkëlqyeshëm por prodhon beton. Po e përjeton si çdo i ri se sa vështire fitohet rroga. Po e ndërton personalitetin e një të riu punëtor dhe të ndershëm që të jetojë prej punës se vet. Edhe sot nuk ka pushim”, ka shkruar Zharku në Facebook, transmeton Klan Kosova.