Sunday, January 19, 2020
Interesante

Pamje apokaliptike në Filipine, qeveria ngrenë alarmin

Një vullkan në Filipine është bërë aktiv dhe autoritetet paralajmërojnë se një “shpërthim i rrezikshëm” është i mundur “brenda disa orësh”.

Në orët e para të së hënës, një rrjedhë e dobët e lavave filloi të dalë jashtë vullkanit Taal – i vendosur rreth 70 km (45 milje) në jug të kryeqytetit Manila.

Taal kishte lëshuar më herët një pluhur gjigant hiri, duke shkaktuar evakuimin masiv të 8,000 njerëzve nga zona.

Loading...

I ndodhur në një ishull në mes të një liqeni, Taal është vullkani i dytë më aktiv i Filipineve.

Loading...