Interesante

Tiranë/ Mësuesja u dërgon gabimisht nxënësve foton me rroba banje në grupin e WhatsApp

Pas mbylljes së shkollave në të gjithë vendin për shkak të koronavirusit, prej disa javësh mësimi ka nisur të zhvillohet virtualisht.

Tashmë, nxënësit do t’i marrin mësimet online nga mësuesit e tyre, përmes rrjeteve sociale, apo platformave të posaçme.

Mirëpo, kjo metodë e re ka sjellë edhe “anomali” të ndryshme, me protagonistë mësuesit.

Loading...

E tillë është edhe ajo që ka ndodhur me një mësuese në një shkollë të Tiranës, e cila gabimisht ka dërguar një foto të papërshtatshme në grupin e WhatsApp të klasës virtuale.

Siç shihet dhe në foton e mëposhtme, mësuesja kujdestare e një klase të një prej shkollave të kryeqytetit, në vend të testit, u ka dërguar nxënësve aksidentalisht një foto ku shfaqet e shtrirë në krevat, e veshur me të brendshme.

Personi që e ka dërguar foton shkruan:

Ja çfarë ndodh kur bejm mesime online zysha dergo foto me rroba banjo pa dashje ne grupin e whatsapp ku behet mesimi online. Shyqyr t’pakten paska dal me rroba banjoje. E dergoi pa dashje, ne vend qe te niste testin, nisi kte foto.
Ky nuk është rasti i parë që mësuesit bëhen protagonistë në të tilla episode të pazakonte, që prej nisjes së mësimit online.

Pak ditë më parë, u bë virale në rrjet një audio-mesazh në WhatsApp e një mësueseje, e cila po shpjegonte mësimin online nxënësve, por në një moment ajo u ndërpre nga fëmijët e saj, të cilët nuk e lanë rehat të zhvillonte mësimin.

Në nerva e sipër, ajo “shpërtheu” ndaj fëmijëve të saj, duke iu bërtitur, ndërkohë që audio ishte dërguar edhe në grup, pasi mësuesja kishte harruar të fikte mikrofonin e aparatit celular.

Loading...