Kuriozitete / Fun

Kështu duket sot fëmija i lindur me shenjën e zemrës në ballë

Çdo person ka diçka të veçantë që e dallon nga të tjerët, një nishan në një pjesë të trupit, një hundë në formë të çuditshme ose një shenjë të veçantë

Cynar është një fëmijë turk shumë i veçantë, falë një shenje në formë zemre në ballin e tij, pak sipër vetullës së djathtë.

Vogëlushi, i cili tani është 4 vjeç, tashmë është shumë i famshëm në të gjithë botën dhe krenohet me rreth 2000 ndjekës në profilin e tij në Instagram, ku çdo ditë prindërit postojnë foto të tij dhe shenjës së veçantë.

Cynar lindi në 2015 në Ankara të Turqisë, prindërit Ceyda dhe Murat Engin kur e panë menjëherë pas lindjes, nuk arritën të mbanin emocionet.
Vogëlushi ka një shenjë të bukur në formë zemre që është unik dhe i paimitueshëm. Natyrisht edhe mamitë u habitën, pasi ishin të parat që e vunë re këtë veçanti të foshnjës.

“Ishte e vështirë të mbaje lotët kur personeli pastroi fëmijën dhe ne mund të shihnim shenjën në ballin e tij. U dashuruam me të që nga sekonda e parë!” Babai i tij Murat pohoi, një pamje e ëndërruar.

Sipas mjekëve, pothuajse çdo fëmijë lind me një shenjë lindjeje, por një detaj si ai i Cynar është i paimagjinueshëm. Edhe personeli mjekësor ishte magjepsur, aq sa donin ta fotografonin fëmijën sikur të ishte një VIP i rëndësishëm.