Kuriozitete / Fun

Koronavirusi, rekord lojtarësh në Counter-Strike: Për herë të parë mbi 1 milion përdorues online

Për herë të parë mbi 1 milion përdorues online
Teska koronavirusi përhapet me shpejtësi në të gjithë globin, miliona njerëz po ndalojnë aktivitetet e tyre të përditshme për shkak të masave kufizuese të marra për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të Covid-19.

Njerëzit tashmë janë duke qëndruar brenda, duke punuar nga shtëpia dhe duke u distancuar nga të tjerët.

Kufizimi i lëvizjeve në shumë shtete të botës ka bërë që të rritet ndjeshëm numri i personave që luajnë video-lojëra të ndryshme.

Loading...

Sipas statistikave të Steam DB, loja e famshme Counter-Strike, ka regjistruar mbi 1 milion përdorues të njëkohshëm online gjatë 24 orëve të fundit.

Numri më i lartë i përdoruesve të lojës vjen nga Kina dhe Italia, të cilat janë dy vendet më të prekura nga koronavirusi në botë.

Në të dyja këto vende janë mbyllur masivisht bizneset, si dhe janë anuluar tubimet dhe eventet e ndryshme shoqërore, sportive, politike e kulturore.

Por Counter-Strike nuk është e vetmja lojë që po njeh rritje gjatë këtyre ditëve.

Edhe Call of Duty është një video-lojë e cila është rritur në 15 milion lojtarë online.

ISP-të në të gjithë botën kanë ofruar lehtësira për përdoruesit e internetit gjatë këtyre ditëve, duke përmirësuar shpejtësinë e internetit dhe duke hequr pengesat e tjera.

Kjo gjë do të bëjë që të ketë më shumë transmentim, lojëra dhe shkarkime në të gjithë globin.

Burimi: Tweak Town|Përktheu dhe Përktheu: JOQ Albania

Loading...