Monday, January 20, 2020
Lajme

5 kandidatët e LDK-së që duhet t`i votoni me 6 tetor

Deputeti është përfaqësues i popullit në Kuvendin e Kosovës, i zgjedhur me votim të përgjithshëm të barabartë, të drejtpërdrejtë e të fshehtë, i cili ka për detyrë t’u shërbejë me ndërgjegje e besnikëri interesave të popullit, çështjes së Atdheut e të socializmit, të mbajë lidhje të ngushta me zgjedhësit e të japë llogari përpara tyre.

Kur jemi tek deputetët Lidhja Demokratike Kosovës ka në radhët e saj listën më politikanët më të shkolluar dhe më të përgatitur.

Lidhja e Demokratike e Kosovës ka në radhët e veta shumë akademik, profesor dhe njohës te të gjitha fushave.

Loading...

Ne kemi zgjedhur 5 politikan që janë jashtëzakonisht të përgatitur për ta marrë epitetin e deputetit, pesë kandidatë të cilët me profesionalizimin e tyre kanë qenë kampion në çdo aktivitet ku kanë marrë pjesë.

 

Prof.Dr. Vjosa Osmani

Fjalët janë të tepërta për kandidaten  për Kryeministre të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

67 mijë mesazhe janë dërguar në Lidhjen Demokratike të Kosovës që Vjosa Osmani të nominohet për kandidate për Kryeministre. Së fundmi Vjosa ka marrë mbështetje të fuqishme edhe nga mediat më prestigjioze ndërkombëtare duke filluar nga ato gjermane e deri te ato franceze.‘Vota për Vjosa Osmanin është votë për shpresën votë për të ardhmen, votë për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe Bashkimin e Evropian’  tha Nënkryetari i partitive Popullore Evropiane i cili ishte i pranishëm në tubimin që kishte LDK në Prishtinë.

Në dy mandatet e fundit, ishte deputetja grua më e votuar në Kosovë, raporton Albanian Show.

 

Pro.Dr.Frasher Demaj:

Akademik Frasher Demaj është kandidat nga LDK për deputet. Demaj është historiani më i besueshëm në trojet shqiptar. Ka botuar një numër të konsiderueshëm te punimeve shkencore, profesionale në revista shkencore e publikime në Kosovë dhe jashtë si dhe në gazeta e revista të ndryshme. Akademik nga Peja është edhe rektor në universitetin FAMA në Prishtinë.

Eksperienca në Menaxhim

  • Drejtor i Revistës për komunikacion “Tempulli, Prishtinë 2000-2001.
  • Sekretar Shkencor në Institutin e Historisë 2007- 2012.
  • Koordinator për Kosovë i Projektit: “Ballkan Tale”, Monuments of otoman era in Kosovo 2011-2012 Instituti Goethe Selanik.
  • Koordinator për Kosovë i Projektit “Using of alternative sources in History” 2009-vazhdon CDRSEE.
  • Sekretar Shkencor në Institutin e Historisë në Prishtinë 2007-2013.
  • U.D drejtor i Institutit të Historisë, 2012-2013.

Prof.Dr.Enver Krasniqi.

Vjen nga Fushë Kosova dhe për herë të parë i është futur garës për deputetë.

Dr. Enver Krasniqi, njihet si një nga njerëzit më të suksesshëm që ka Komuna e Fushë Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në vitin 2009 regjistroj studimet e doktoratës pranë Fakultetit të Ekonomisë në Universitetit e
Tiranës, të cilat i mbaroj në vitin 2013.

Eksperienca në Menaxhim dhe si profesor

  • Nga viti 1999 deri në vitin 2007 ka punuar në Projekte të ndryshme për Organizata Ndërkombëtare në
    Kosovë kryesisht në pozita menaxheriale duke filluar nga UMCOR, ICS, ARC, UNOPS, CARE
    Internacional etj.
  • Nga viti 2009 deri në vitin 2018 profesor dhe ud i Rektorit
  • Gjithashtu vlen të theksohet se nga viti 2010-2016 ka menaxhuar një mori projektesh nga
    USAID dhe BE si dhe ka realizuar mbi 1700 ditë trajnime në fusha të ndryshme kryesisht nga
    fusha e Strategjive Zhvillimore Lokale, Ndërmarrësisë, planifikim i Biznesit, si dhe trajnime të
    ndryshme si Avokim, Ndërmjetësim, Qasje të bazuara në të drejta, Menaxhim dhe zgjidhje të
    konflikteve, Ndërtim të paqes etj.
  • Nga 01 Tetori i vitit 2018 punon si staf i rregullt në UBT si pedagog i lëndëve të Menaxhmentit
    në nivelin BA dhe Master.
  • Ka shkruar mbi dhjetëra artikuj dhe punime me karakter shkencor dhe aplikativ kryesisht në
    fushën e NVM-ve, Ndërmarrësisë dhe Menaxhimit Strategjik.
  • Është autor i dy teksteve mësimore që zhvillohen në nivelin Bachelor dhe Master nga fusha e
    Menaxhimit Strategjik (2010) dhe Lidershipi-koncepte dhe praktika (2012, dhe ribotimi në vitin
    2019.

Nëse dëshironi të përfaqësoheni nga një menaxher i vlerësuar lartë edhe nga ndërkombëtaret dhe nga një profesor me vlera të larta atëherë vota për Krasniqin nuk duhet të diskutohet.

Melihate Tërmkolli

Ishte një nga mikeshat më të mira që kishte Presidentit historik i Kosovës Ibrahim Rugova.

Rugova e pëlqente këmbënguljen dhe sinqeritetin e Melihate Termkollit.

Melihate Termkolli njihet si politikanja më anti PDK në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Tërmkolli ishte deputete e Grupit Parlamentar nga Lidhja Demokratike e Kosovës kur është shpallur Pavarësia. Është juriste me profesion. Ka qenë deputete në Kuvendin e Kosovës në disa periudha legjislative. Ishte anëtare e Kryesisë së LDK-së dhe kryetare e Forumit të Gruas të LDK-së. Ka ushtruar edhe funksionin e Ministres.

Prof.Dr.Sevdie Alshiqi

E lindur dhe rritur në Prishtinë, shkollimin fillor dhe universitar po ashtu në Prishtinë, ndërsa studimet e doktoratës i ka mbaruar përmes projektit TEMPUS – DOCSMES Entrepreneurship and SMEs Management, i mbështetur nga Bashkimi Europian. Aktualisht është asistente dhe ligjeruese në Fakultetin Ekonomik, Universiteti “Hasan Prishtina” në Prishtinë, katedra Menagjment dhe Informatike.

Pjesëmarrëse ne disa konferenca shkencore ne Kosove dhe jashtë Kosove, si dhe autore e disa punimeve shkencore ne fushën e ekonomisë. Vizitore si staf akademik ne disa Universitete ne Evrope, si Angli, France, Norvegji, Holande etj

‘Zotohem se do të punoj për ngritjen ekonomike të familjes, sepse pikërisht aty fillon shteti’ Është premtimi më i fuqishëm që ajo ka dhënë.

Artikull i SPONSORIZUAR

Loading...