Saturday, December 14, 2019
Lajme

Adriatik Kelmendi i thotë Veselit po e përmend ZOTIN që 10 herë, kryetari i PDK-së e lë pa koment moderatorin me përgjigjën

Kryetari i Partisë Demokartike të Kosovës  Kadri Veseli ka qenë i ftuar sonte në emisionin ‘Rubikon’ në televizionin KTV

Moderatori i emisionit Adriatik Kelmendi disa herë e ka provokuar me pyetje e tij kandidatin për Kryeministër nga radhët e PDK, shkruan AlbanienShow

Një nga pyetje e Kelmendit ishte.

Jeni duke e përmendur Zotin që 10 herë a besoni në ZOT?

‘Unë besoj fuqishëm në Zot, besoj në shtetin e Kosovës besoj në të ardhmen’ tha Veseli.

Moderatori me pas e ka pyetur Veselin nëse ai është praktikantë i ndonjë religjioni, megjithatë i pari i PDK-së kësaj pyetje nuk i është përgjigjur.

Veseli në këtë emision ka treguar po ashtu që lexon shumë libra dhe dëgjon muzikë shqiptare. Ai ka thënë që Ilir Shaqiri dhe Ismet Behgjeti janë dy këngëtarët që i pëlqen./Albanienshow