Lajme

Agim Veliu ia jep goditjen përfundimtare bashkëpunimit me Albin Kurtin

Nënkryetari i LDK-së Agim Veliu ka folur në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini në lidhje me vazhdimin e negociatave me LVV-në.

Veliu ka deklaruar se ka dilema në lidhje me vazhdimin e bisedimeve për këtë koalicion por do të veprojë në uniform me vendimin e partisë.

“Çdo kush e ka mendimin e vet. Negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje do të vazhdojnë siç dhe kemi deklaruar por vendimet e njëanshme të VV-së bëjnë të mendojmë se kjo nuk është rruga e duhur për arritjen e marrëveshjes.

Ky proces është lënduar shumë por do të punojmë për arritjen e marrëveshjes. Unë kam dilemat e mija sa i përket kësaj marrëveshjeje dhe sidomos pas veprimeve të LVV-së me 26 dhjetor” ka thënë Veliu në Debat PLus në RtV Dukagjini raporton Gazeta Blic.

Loading...