Saturday, February 22, 2020
Lajme

Albin Kurti dëshiron takim të ri me Hashim Thaçin: Kësaj radhe do të jetë më i gjatë se 4 minuta

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se do t’i bëjë ftesë presidentit Thaçi për tu dakorduar për politikat e jashtme ndërkombëtare.

‘’Unë do t’i bëj ftesë për takim presidentit në mënyrë që të dakordohemi për të gjitha konferencat ndërkombëtare, do të jetë më i gjatë se katër minuta’’, është shprehur Kurti.

Kurti ka theksuar se Thaçi, duhet të jetë pjesë e procesit të dialogut, pasi që ai është president, dhe sa të jetë në këtë pozitë, ai duhet të jetë pjesë e dialogut, por jo edhe të udhëheqë.

Loading...

‘’Ai nuk mund të udhëheqë procesin, por kjo nuk do të thotë që të gjithë ne të mos kontribuojmë në politikën e jashtme. Unë besoj që Republika e Kosovës ka nevojë për një diskutim midis meje si kryeministër dhe presidentit për politikën e jashtme’’, ka theksuar Kurti në Rubikon.

Loading...