Lajme

Albin Kurti e akuzon rëndë Ramush Haradinajn, ja për çfarë

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është i ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.

Kurti ndër të tjera ka folur edhe për deklaratën e Ramush Haradinaj që e quajti mashtrues.

“Personi që ishte bajraktar kundër demarkacionit e nënshkruajti atë sapo erdhi në pushtet”, ka thënë Kurti.

“Kjo është pak a shumë sikur ajo historia e Rikardit të Tretë që e shiti mbretërinë e tij për një kalë dhe pastaj kali iku. Haradinaj e kaloi demarkacionin vetëm për një karrige. Edhe ky dha dorëheqje pas dy viteve”

Kurti thotë se e di arsyen se pse kundërshtarët e quajnë mashtrues.

“Po të isha si ta nuk do më sulmonin. Po të isha i keq do më përkrahnin. Por e dinë se unë jam ndryshe dhe se nuk bëhem pjesë e llogaritjeve të tyre, andaj më sulmojnë” /Express/

PRESSING – ALBIN KURTI

Ekskluzive | Intervista e fundit e Albin Kurtit per fushaten e 6 tetorit

Gepostet von T7 am Donnerstag, 3. Oktober 2019