Lajme

Albin Kurti nuk përmbahet: I dalin lotët kur e dëgjon këngën patriotike në Prizren

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti sonte ka mbajtur tubimin e fundit në qytetin e Prizrenit.

Kandidati për kryeministër nga radhët Lëvizjes Vetëvendosje është pritur nga rreth 5 mijë persona në sallën e sportive ‘Sezai Surroi’, shkruan AlbanienShow

Në momentin që aktivistët e këtij subjekti kanë kënduar këngën ‘BESA BESË’ nga sytë e Albinit Kurtit kanë rrjedhur edhe lotët.

Shiheni videon më poshtë./AlbanienShow

Nga tubimi në Prizren

Ka një gëzim në popull që nuk e kemi parë që nga viti 1999 e 2008, një etje për ndryshim e për çlirim. Që nga ndërhyrja e NATO-s dhe çlirimi i vendit dhe shpallja e pavarësisë nuk kemi parë një ngazëllim në zemra e shkëlqim në sy të popullit tonë sikur e shohim tani.Qindra mijëra qytetarë në mbarë vendin tashmë mezi po presin ditën e diel që të hedhin votën e ndryshimit. Erdhi dita e VETËVENDOSJE!-s. Erdhi dita e fitores me numrin 126.

Gepostet von Albin Kurti am Donnerstag, 3. Oktober 2019