Sunday, January 19, 2020
Lajme

Bëhen gabimisht zbritje të çmendura, policia s’ndal dot turmën që futet në hipermarket

Një kaos dhe rrëmujë e vërtetë është shkaktuar sëfundmi në hipermarketin “Casinò” të Montpellier, në Francë. Gjithçka ka ardhur si pasojë e uljeve të çmendura që janë bërë pa dashje, si pasojë e një gabimi, në shumë artikuj të këtij hipermarketi.

Kështu, gabimisht disa artikuj ishin ekzpozuar për publikun me një çmim ku mungonte njëra zero. Për shembull për një televizor që kushtonte 439.99 euro, ulja shkonte 300 euro, por në promocion ishte shënuar 30 euro.

Kështu klientët u turrën në dyqan gjatë të enjtes që lamë pas. Për të mbajtur situatën nën kontroll u desh ndërhyrja e policisë, e cila parandaloi një përplasje të vërtetë mes klientëve të “tërbuar” pas çmimeve.

Loading...

Loading...