Lajme

Bekë Berisha i reagon Glauk Konjufcës: Më kujtohet kur të kishte sjell ShiK-u në AAK

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, i është kundërpërgjigjur Glauk Konjufcës, ministrit të Punëve të Jashtme.

Berisha ka treguar në seancën e Kuvendit të Kosovës për kohën kur, siç thotë ai, Glauk Konjufca kishte shkuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës me udhëzime të ShIK-ut.

“Juve o kah ju rrëzon profa, e nuk e di çfarë keni me ne. Masi më përmendi Glauku, i cili më kujtohet kur e kishte çu ShIK-u në Aleancë. Pastaj, ShIK-u e kishte çu në Vetëvendosje”, ka thënë Bekë Berisha.

Loading...

“Unë nuk flas për diktaturë, por këtu ka përnjëmend tendencë për me bë diktaturë. Po ju keni dashtë me ba diktaturë. Kuvendi pyetet për me ba ose jo gjendje të jashtëzakonshme, e nuk ka pasur iniciativë për puç”, ka thënë Berisha.

Loading...