Tuesday, December 10, 2019
Lajme

Bora mbulon këtë qytet të Kosovës, qytetari publikon videon

Reshjet e borës kanë mbuluar disa qytete e fshatra të Kosovës sot, por më së shumti, Podujevën. Trashësia e borës atje ka arritur disa centimetra.

Siç edhe kishin paralajmëruar meteorologët, temperaturat sot kanë shënuar rënie.

Ndërsa në Podujevë, ka rënë borë e madhe madje disa centimetra. Vendi është ‘ngjyrosur’ me të bardhë.

Ndërkaq, temperaturat minimale kanë qenë -2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 4.

Ndryshe, meteorologët paralajmërojnë rënie të borës edhe në ditët në vijim, të cilat kah mesi i dhjetorit do të bëhen më frekuente.

VIDEON MUND TA SHIKONI KËTU