Sunday, January 19, 2020
Lajme

Burri i Albulenës me akuza ndaj LDK-së: Iknit si minj nga publiku kur donit ta votonit Thaçin

Alban Krasniqi, bashkëshorti i deputetes së Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka dhënë akuza të rënda në drejtim të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Për çfarë vlerash, parimesh e krenarie na flasin soji i këtyre që vetëm kanë marrë e përfitu pa i dhënë as të vetmën gjë vendit të tyre dhe qytetarëve”, ka shkruar ai.Postimi i plotë:

A ju kujtohet si iknin si minjtë nga publiku kur donin ta votonin Thaçin dhe si zgërdhiheshin kur sapo e zgjodhën?!Dhe si po sillen sot ndaj mundësisë për ndryshim?!Për çfarë vlerash, parimesh e krenarie na flasin soji i këtyre që vetëm kanë marrë e përfitu pa i dhënë as të vetmën gjë vendit të tyre dhe qytetarëve?!

Loading...

Në fakt i kanë dhënë shumë Kosovës.Ja se çka i ka dhënë LDK Kosovës për 20 vite:

Mirëmbajtje të modelit PRONTO qeverisjeKadrinë kryeparlamentarThaçin presidentMbijetesën e PDKsë

8200 hektarë minus Marrëveshje nënshtruese me Serbinë

Terminale Rehatime e tenderë familjarëve të tyre Profil politikanësh të ish sistemit dhe të rinjë të katapultuar pa trohë kontributi qytetar Ikje masive në Evropë Lista vazhdon…E çka fituan votuesit e saj:Para secilave zgjedhje syretin e Rugovës, listën e vrasjeve politike me akuzaPas zgjedhjeve: Koalicion me ata që i akuzonin dhe hajni, varfëri, ikjeAshtu siç e shohin me mendjen e tyre të sëmurë Agimi, Llumiri, Dulla, Isa, Luta e kuca e maca qytetarin dhe lëvizjen edhe më ulët e shohin dhe trajtojnë votuesin e LDK-së, i cili vazhdon të mashtrohet derisa ndryshimi vonohet.

Loading...