Lajme

CDC: Këta njerëz janë të rrezikuar nga Covid-19!

Covid-19 është një sëmundje e re dhe ka pak informacion në lidhje me faktorët e rrezikut për sëmundje të rënda. Bazuar në informacionin dhe ekspertizën klinike, të moshuarit dhe njerëzit e çdo moshe që vuajnë nga sëmundje klinike, janë në rrezik të madh për t’u prekur dhe vdekur nga koronavirusi.

Njerëzit që janë në rrezik nga Covid-19 janë:

-Ata të moshës 65 vjeç e lart

Loading...

-Njerëzit që jetojnë në azil pleqsh ose në një institucion të kujdesit afatgjatë

-Njerëzit me sëmundje kronike të mushkërive ose astmë të moderuar, ose të rëndë

-Personat që vuajnë nga sëmundje të zemrës, informon dritare.net

LEXO EDHE:
Kosova është gati për protestat më masive që ka parë ndonjëherë

-Personat të cilët kanë imunitet të dobët ose ata që janë trajtuar për kancer, transplant të palcës kurrizore ose organeve, ata me HIV ose SIDA, ata që përdorin kortikosteroide dhe ilaçe të tjera që dëmtojnë sistemin imunitar.

-Janë të rrezikuar gjithashtu ata njerëz që janë mbipeshë, diabetikët, ata me insuficiencë renale ose sëmundje të mëlçisë.

-Gratë shtatzëna duhet të tregojnë kujdes pasi dihet që janë në rrezik për t’u prekur nga gripi, megjithëse deri më tani të dhënat mbi Covid-19 nuk kanë treguar rritje të rrezikut./Përshtati nga CDC: Kadrije Çako/dritare.net

Loading...