Monday, February 17, 2020
Lajme

Çmendet kryeministri: Të varfërit janë hajna, dështak dhe huliganë, aq kanë mundësi, aq vjedhin

Boris Johnson, kryeministri britanik që po garon sërish për këtë pozitë, e kishte përshkruar 20 për qindëshin e shoqërisë si të përbërë nga “huliganët, dështakët, hajdutët dhe të varurit nga droga”.

Kryeministri i kishte bërë këto komente gjatë një sulmi ndaj qeverisë Laboriste në një opinion për Daily Telegraph në vitin 2005.

Z.Johnson, që në atë kohë ishte deputet dhe redaktor i revistës Spectator, e kishte akuzuar kryeministrin e atëhershëm Gordon Brown si “të pandershëm”.

Loading...

“Ai [Brown] po provon të rihapë një ndasi klasore që shumë kohë më parë u zhduk, dhe ai me partinë e tij po refuzojnë të pranojnë ekzistencën e një ndasie reale në shoqërinë tonë.”

Më pas, ai vazhdonte: “Ndasia reale është mes gjithë klasës së njerëzve dhe 20 për qindëshit të shoqërisë – grupit që na furnizon me huliganë, dështakë, hajdutë dhe të varur nga droga dhe 70 mijë njerëzve që janë të humbur nëpër burgje dhe që nuk mësojnë gjë tjetër veçse se si të jenë kriminelë edhe më të efektshëm.”, përkthen Periskopi.

Deputeti laborist David Lammy, i tha Business Insiderit, se komentet e z.Johnson zbulonin “një përbuzje për klasën punëtore anë e mbanë Mbretërisë së Bashkuar”.

Kryeministri tashmë është kritikuar gjerësisht për një artikull në vitin 1995 në të cilin sulmonte nënat e vetme dhe për “fëmijët e tyre të rritur keq, injorant, agresiv dhe jolegjitim”.

Njerëzit e klasës punëtore po ashtu u sulmuan prej tij si “të dehur, kriminelë, të paide, të kotë dhe të pashpresë”.

Loading...