Lajme

Daçiqit ende ‘i djeg’ ajo se çka tha Vlora Çitaku në OKB

Diplomati serb, Ivica Daçiq ende në mediat serbe po vazhdon të komentoj sesionin e fundit të Këshillit të Sigurimit, ku po e quan fitore të Serbisë.

Siç duket atij nuk po i interesojnë opinionet e Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-ve por po kënaqet me përkrahjen e Bregut të Fildishtë, transmeton Indeksonline.

“Pas fjalës sonë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, filluan të shfaqen vendet anëtare, e cila është një godtije për Prishtinën. Të gjithë anëtarët, madje edhe amerikanët, jo vetëm Rusia dhe Kina thanë se duhej të shfuqizohet taksa” tha Daçiq në televizionin e parë të Serbisë.

Tutje, Daçiq komentoi paraqitje e ambasadores së Kosovës, Vlora Çitaku e cila paraqiti një sërë akuzash ndaj Serbisë.

Diplomati serb ka përmendur faktin që para tij në Këshillin e Sigurimit shkruan emri i shtetit të tij por para Çitakut është i shkruar vetëm emri i saj.

“Para meje shkruan Serbia dhe para saj shkruan, Vlora Çitaku” u shprehë Daçiq. /Indeksonline/