Lajme

“Drenicakun” nuk e votojnë as në vendlindje, ja sa vota ka marrë në Fushë Kosovë

Aktori Jeton Zogjani, i cili luan rolin e “Drenicakut” në serilain “O sa Mirë”,  është një personazh i dashur për publikun.

Duket se qytetarët e Kosovës, e duan më shumë si aktor se sa të jetë deputet në Kuvend, dhe për këtë nuk e kanë votuar aq shumë sa e shikojnë në televizion kur luan, shkruan Magazina.al

Zogjani i cili ka garuar në listën e AAK-së për deputetë, nuk ka marrë shumë vota as në vendlindjen e tij në Fushë Kosovës.

Sipas listës e cila u publikua nga mediat, Zogjani në Fushë Kosovë, nuk ka marrë më shumë se 322 vota./Magazina.al/