Sunday, January 19, 2020
Lajme

Duda Balje krijon parti të re pas largimit nga VAKAT-i

Unioni Socialdemokrat, kështu do të quhet partia më e re në Republikën e Kosovës e që do të drejtohet nga deputetja, Duda Balje, shkruan Gazeta Express.

Njoftimin për krijimin e partisë Balje e ka dhënë përmes në njoftimi në profilin e saj zyrtar, derisa ka treguar se tashmë ka filluar punën subjekti më i ri i regjistruar në Komisionin Qendror Zgjedhor.

“Partia është krijuar nga një numër i madh njerëzisht që kanë një mendim të përbashkët, me synime të njëjta për t’i dhënë diçka ndryshe skenës politike”, ka shkruar Balje.

Loading...

Sipas saj Unioni Socialdemokrat është një parti e atyre që punojnë për ndryshime dhe jo e atyre që vetëm flasin për to.

“SDU është partia e atyre që jetojnë nga puna, dija e angazhimi , dhe jo e atyre që jetojnë nga keqpërdorimi i punës se njerëzve, dijes dhe angazhimit”, thuhet ndër të tjera.

Duda Balje kishte ndarë rrugët me VAKAT-in pas zgjedhjeve të parakohshme, derisa kishte drejtuar akuza të shumta në drejtim të udhëheqësisë së VAKAT-it.

Vendimin për largim Balje kishte thënë se e ka marrë pasi që për një periudhe të gjatë ishte prishur harmonia brenda partisë dhe agresiviteti brenda kishte arritur kulmin në fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit.

“Vendimi im është personal, por edhe moral, si një përgjigje që nuk dua të legjitimizojë disa aktivitete që ndërlidhen me punën e partisë (DSB), si dhe me lëvizjet politike dhe interesat, të bëra nga një rreth i ngushtë njerëzish kryesisht për qëllim dhe ambicie personale, duke marrë parasysh komunitetin dhe pasojat e mundshme”, kishte deklaruar Balje.

Loading...