Lajme

“Duket si një vajzë e re”, Ja sa vjeç mbush sot Eli Fara, sekreti i rinisë së këngëtares…

Eli Fara, një prej këngëtareve më të dashura për publikun shqiptar ka festuar 53-vjetorin e lindjes më datë 21 maj, ndërkohë që Shqipëria është ende nën masat e kufizimit për shkak të koronavirusit.

Në këtë ditë të veçantë për nënën e saj, vajza e këngëtares, Marina i ka bërë një dedikim në rrjetet sociale teksa publikoi një foto të Elit me buqetën e luleve.

“U bëfsh 100 vjeç e bukura ime!”- ka shkruar ajo krahas fotos. Pavarësisht se mbi 53-vjeç, këngëtarja duket mjaft në formë për moshën që ka.

Loading...

Gjithashtu mes shumë urimesh që ka marrë për ditëlindje, nuk kanë munguar edhe komentet në lidhje me formën e mirë fizike dhe pamjen e re të Elit. Mes shumë prej tyre në komentues shkruan me humor: Eli ka mbi 50 vite që feston vetëm 20-vjetorin.

Shumë të tjerë shkruajnë se këngëtarja është ende kaq në formë, e re dhe e bukur për shkak që akoma single dhe pa një patner në krah.

LEXO EDHE:
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, reagon Presidenti Thaçi

Sigurisht që mes shumë urimesh nuk ka munguar as urimi që këngëtarja e mirënjohur Aurela Gaçe i ka bërë Elit.

“Gëzuar ditën e lindjes mikja ime e shtrenjtë. I lutem Zotit të të japë jo vetëm jetë e shëndet, por të ta gëzojë zemrën me gjithçka dëshiron e meriton! E ti meriton shumë, fisnike. E konsideroj veten me fat që të kam pjesë të jetës sime.”- ka shkruar Aurela

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Loading...