Lajme

“E pabesueshme”, ish-ministri italian publikon videon: Kinezët krijuan superkoronavirusin në vitin 2015, me minj e lakuriq nate

Italia është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi, pasi në këtë vend është shënuar edhe numri më i lartë i viktimave.

Autoritetet italiane raportuan mbrëmjen e së mërkurës e numri total i viktimave ka shkuar në 7503, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën 643 persona nga Covid-19.

Ndërkohë, ish-zv.kryeministri dhe ish-ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, ka publikuar një video në rrjetet sociale, nga një emision italian.

Loading...

Bëhet fjalë për një episod të emisionit “Leonardo”, i transmetuar në vitin 2015, ku thuhet se shkencëtarët kinezë po krijonin krijonin në laboratorët e tyre një virus të rrezikshëm, me lakuriq nate dhe minj.

Në emër të partisë së tij Lega, Salvini i kërkuar interpelancë urgjente Presidentit të Këshillit të Ministrave dhe ministrit të Jashtëm, në lidhje me këtë çështje.

Ai shkruan:

Çmenduri! Kinezët krijuan superkoronavirusin me minj dhe lakuriq nate. E pabesueshme! Nga Tgr Leonardo (Rai Tre) i datës 16.11.2015 një reportazh për një supervirus pulmonar Coronavirus të krijuar nga kinezët me lakuriq nate dhe minj, jashtëzakonisht i rrezikshëm për njerëzit. Nga Lega interpelancë urgjente me Presidentin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrin e Jashtëm.
Në emisionin e televizionit shtetëror, Rai Tre thuhet se një grup shkencëtarësh kinezë po punonin në laborator për të krijuar një supervirus, përmes transplantimit të një proteine nga lakuriqët e natës dhe virusit SARS të minjve, njëlloj si Covid-19.

Sipas shkencëtarëve kinezë, ky eksperiment po kryhej për qëllime studimore.

Loading...