Lajme

Erdogan nuk e harron Kosovën, sot vjen aeroplani me ndihma nga Turqia

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të mërkurën më 8 prill, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” do të mbërrijë një kontigjent i masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion i Republikës së Turqisë, për institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës epidemiologjike me COVID-19.

Në njoftimin e bërë për media nga MSH thuhet se me rastin e arritjes së këtij donacioni, në ceremoninë e pranim-dorëzimit do marrin pjesë ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Ardian Arifaj, këshilltar politik i Presidentit të Republikës së Kosovës, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, deri më tani në Kosovë numri i personave të infektuar me coronavirus ka arritur në 170, 24 prej tyre janë shëruar ndërsa katër kanë humbur jetën.

Loading...

Loading...