Saturday, February 22, 2020
Lajme

Eskalon deputeti I VV’së: E quan Presidentin Thaçi ‘të gërditshëm dhe fodull’

Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci, e ka ofenduar presidentin e vendit Hashim Thaçi, duke e quajtur të gërditshëm dhe fodull, shkruan Gazeta Metro.

Bajqinovci siç duket është nervozuar shumë pasi Presidenti deklaroi se e ka nominuar Kurtin për kryeministër të vendit.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, deputeti i VV’së ka përdorur një gjuhë shumë ofenduese, duke e quajtur presidentin edhe fodull.

Loading...

“Thaçi thotë se po mendon dekretimin e Kurtit pasi është i nominuar për kryeministër dhe se ka caktuar gjysmën e qeverisë”, ndërsa dje tha “e kam nominuar z. Kurti, si gjithmonë, duke u shërbyer me vetën e parë të gërditshme që qytetarët e dëgjojnë nga ai, tash e sa vite. Ky fodull, tallet me shtetin e me Kushtetutën, në çdo hap që bën”, ka shkruar Bajqinovci.

Kujtojmë se VV akoma nuk e ka dorëzuar te presidenti emrin e mandatarit, ani pse kishin premtuar se një gjë të tillë do ta bënin ditëve në vijim./gazetametro.net

Loading...