Sunday, January 19, 2020
Lajme

Finlanda do të ketë një kryeministre të re, ajo do të jetë “udhëheqësi më i ri në botë”

Finlanda sapo ka emëruar kryeministren e saj më të re ndonjëherë – e cila është vetëm 34 vjeçe.

Sipas mediave të huaja Sanna Marin – aktualisht ministre e Transportit – është zgjedhur për të udhëhequr qeverinë e koalicionit pesë-partishë të vendit, pas dorëheqjes së Antti Rinne.

Loading...

Kështu, sipas mediave, ajo do të bëhet kryeministri më i ri i vendit ndonjëherë kur të marrë pushtetin javën e ardhshme.

Rinne dha dorëheqjen më herët këtë javë pasi anëtari i koalicionit Partia Qendër tha se kishte humbur besimin tek ai pas “trajtimit që i bëri një greve postare”.

Marin kuptohet të jetë “udhëheqësi më i ri në botë” dhe është dymbëdhjetë muaj më e re se sa lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i cili supozohet të jetë 35 vjeç.

“Kemi shumë punë përpara për të rindërtuar besimin”, u ka thënë Marin gazetarëve pasi fitoi përmes një votimi të ngushtë midis udhëheqjes së partisë.

Ajo thuhet se fitoi ngushtë kundër Antti Lindtman, kryetarit 37-vjeçar të Grupit Parlamentar Social Demokratik, me një votim prej 32-29.

Votimi u krye në Këshillin e Partisë Socialdemokrate të dielën në mbrëmje ndërsa rezultatet e votimit u njoftuan në një transmetim televiziv kombëtar.

Marin që është e diplomuar në master në Shkencat Administrative në Universitetin Tampere ka pasur një ngritje të shpejtë në politikën finlandeze që kur u bë kryetare e këshillit të qytetit të vendlindjes së saj Tampere në moshën 27 vjeç. /Telegrafi/

Finlanda

Loading...