Sunday, January 19, 2020
Lajme

Flet nëna e të riut që mori pjesë në krimin e Mallakastrës

Detaje të reja zbardhen nga krimi monstruoz në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, ku u përdhunua, u lidh me litar dhe u hodh në rezervuar 50-vjeçarja Drita Saliaj.

Gazetari Ervis Kuçi ka marrë një tjetër intervistë për “BalkanWeb”, nga një tjetër familjar i viktimës. Është nëna e 16-vjeçarit Luis Saliaj, Mimoza Saliaj, që flet për krimin tronditës, duke kërkuar që djali i saj të vuajë dënimin.

“Luisi e kishte nënë Dritën dhe nuk e bënte kurrë këtë që ta përdhunonte, është shumë fjalë e rëndë për Luisin kjo. Djali im, nëse ka bërë diçka, të vuajë dënimim. Përsa i përket përdhunimit, nuk besoj të këtë marrë pjesë, nuk jam dakord, sepse ajo e ka rritur djalin tim. Drita e ka rritur. E ka larë. I ka dhënë bukë.

Loading...

Po e vuaj shumë atë çka ka ndodhur. Drita ishte grua shumë e mire. Kemi shkuar shumë mire. Kam 20 vite në atë fshat dhe e kam njohur mirë. Djali im të vuajë dënimin e merituar. Drejtësia të veprojë dhe të nxjerrë në drite të vërtetën”, ka thënë ajo.

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 5 janarit, në banesën e viktimës, teksa të rinjtë kanë shkuar në orët e vona të darkës. Në dosjen e Prokurorisë, të siguruar një ditë më parë për “BalkanWeb” nga gazetari Ervis Kuçi, thuhej se gruaja është përdhunuar para se të vritej.

Për krimin tronditës janë arrestuar tre të rinj, dy 16-vjeçarë, njëri prej të cilëve është nipi i burrit të viktimës, dhe një 26-vjeçar, të tre të lënë në burg nga gjykata.

Loading...