Lajme

Geci: Kam dëshmuar në Speciale, ata që më kanë vrarë shokët dua t’i shoh para drejtësisë

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka pranuar është intervistuar si dëshmitarë nga Gjykata Speciale.

Geci, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se trazirat e vitit 2004 kanë qenë më të rrezikshme se Gjykata Speciale.

“Gjykata Speciale nuk është votuar në Beograd. Ajo u votua në Kuvendin e Kosovës me 84 vota”.

Ish-deputeti i LDK-së, ka thënë se atë Gjykata Speciale nuk e ka ftuar pse ka vrarë serb, por është pyetur për vrasjen e dy shokëve të tij Besim Dajaku dhe Bekim Kastrati.

Debat Plus me Ermal Pandurin – Gjykimi i Luftës – 03.10.2019

Gjykimi i Luftës Hisen Berisha – Ish komandant i KosharësDaut Haradinaj – Ish komandant i UÇK-sëGani Geci – Ish pjesëtar i UÇK-sëNasim Haradinaj – Ish komandant i UÇK-sëMilaim Zeka – Gazetar gjatë luftës

Gepostet von RTV Dukagjini am Donnerstag, 3. Oktober 2019

“Unë nuk kam dërguar askënd në burg. Ata që kanë vrarë shqiptarë dhe ata që kanë shkruar komunikata për të vrarë shqiptarë që kemi shumë të vrarë nga Lidhja Demokratike dua ti shohë të gjykohen”.

Geci ka thënë se nuk mund të gënjejë se i është përgjigjur Gjykatës Speciale për intervistim.

“Milaim Zekën e kam dëshmitarë që unë dhe ai kemi luftuar që shokët e tij të kërkojnë falje publike për Komunikatën numër 59”.

Ai ka thënë se të gjithë po duan të bëjnë koalicion me LDK-në pasi këta janë të urtë.

“Ibrahim Rugova kishte pranuar të bëj koalicion me Ramush Haradinajn”, tha ndër të tjera Gani Geci./Telegrafi/