Lajme

Gruaja me e votuar në vend uron festen e Fitër Bajramit

Gruaja më e votuar në vend Vjosa Osmani, ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë të cilët sot kanë pasur ditën e fundit të agjërimit dhe e përfundojnë muajin e Ramazanit, transmeton Albanian Show

Me urimin që agjëruesve t’u jenë pranuar sakrificat dhe lutjet, Osmani ka uruar edhe Fitër Bajramin, festë kjo që do të shënohet nesër.

Përmes një postimi në Facebook, Kryetarja e Kuvendit tutje ka bërë thirrje që në këto ditë feste duhet të gjemë mënyra të shpërndajmë dashuri, njofton Albanian Show

Loading...

 

‘Besimtarët myslimanë po e përmbyllin sonte muajin e gjatë të solidaritetit, dashurisë e mirëbesimit mes njerëzve, por edhe të sakrificës në emër të dashurisë, mëshirës, humanizmit e solidaritetit. Nesër, do ta festojmë festën e madhe të Fitër Bajramit. Sado që këtë vit, për shkak të situatës me pandeminë, s`do të mund të takohemi për t`ia uruar njëri-tjetrit, uroj që të gjejmë mënyra për ta shpërndarë dashurinë për familjen, të afërmit e miqtë, duke e shpërfaqur shpirtin solidar.
Uroj po kështu që kjo festë të na shërbejë për t’u ofruar ndihmë e dashuri njerëzve që kanë më së shumti nevojë, për t`iu gjetur pranë të varfërve e të pastrehëve dhe për ta dëshmuar se bota do të jetë edhe më e mirë falë këtij angazhimi!

LEXO EDHE:
Ky është vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese, që i jep të drejtë dekretit të Presidentit Thaçi

Festa e Bajramit sjelltë në familjet tuaja paqe, lumturi e begati!’ shkruan Osmani

Loading...