Saturday, February 22, 2020
Lajme

Haradinaj paralajmëron Kurtin: Nëse e heq taksën i ndajmë rrugët shumë keq

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar shkëputje të raporteve me Albin Kurtin nëse largon taksën.

Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se në tema nacionale janë të gatshëm për të kontribuar siç është edhe përfshirja në dialog.

Megjithatë ai ka thënë se nuk pranon të kthehet pas në proces.

Loading...

Kryetari i AAK-së ka thënë se nëse Kurti e heq taksën “ne i ndajmë rrugët shumë keq me të”.

“Ne s’kemi as pse komunikojmë më me njeri-tjetrin. Nuk besoj se takimi me të më do t’i kontribuonte interesin nacional”.

Haradinaj ka thënë se nëse Kurti kthehet në të njëjtat formula të dialogut si deri më tani Kosova do të vonohet edhe për disa vjet./Telegrafi/

Loading...