Lajme

Haradinaj: Shteti sot është kapur nga Albini dhe Vjosa

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj po thtoë se shteti i Kosovës sot është kapur nga dy persona: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

Kritikat për kryeministrin dhe kryeparlamentaren, Haradinaj po i bën kryesisht për shkak të qëndrimit të tyre ndaj vendimit të tij për taksë 100 për qind ndaj Serbisë, njofton Klan Kosova.

“Sot shteti është i kapur prej dy njerëzve, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Për mua është e pabesueshme të besoj që pjesa tjetër e LDK-së i përkrahin logjikën e tyre që të na kthejnë në këto procese”.

Loading...

Haradinaj në Zonën e Debatit tha se shkarkimet që po bëhen nga Qeveria e Kurtit po bëhen për një qëllim – “të mos ia zbulojnë dallaveret e tyre”.

“Po i shkarkojnë sepse duan të punojnë me njerëz të besueshëm që të mos iu dalin dallaveret. E këtë di sepse duhet të kesh ministra të besueshëm. Unë asnjë zyrtar të LDK-së kur kam ardhur në qeveri s’e kam larguar nga puna. I kam njohur për aktivitetin e tyre politik, por s’e kam bërë”.

Haradinaj shtoi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në këto zgjedhje ka dalë më mirë se herëve të kaluara dhe për këtë nuk sheh regres në suksesin e saj.

LEXO EDHE:
Raka jep lajmin e rëndësishëm për nxënësit, tregon se kur do të kthehen në shkolla

“AAK ka 30 mijë vota më shumë se në zgjedhjet tjera. Tani kemi 13 deputetë dhe ky është rezultati i AAK-së. Po ashtu mund të them se AAK nuk është votuar vetëm për temën e taksës. Por nuk mund të themi se kjo temë ka qenë me rëndësi për Vetëvendosjen dhe LDK-në. Ata fituan duke kritikuar keqqeverisjen tonë dhe problemet sociale, si dhe duke flirtuar me krejt rrymat e mundshme. Por të thuhet se e fituan votën me argumentin e reciprocitetit, kjo s’është e vërtetë. Këtë temë e kanë pasë periferike”.

Ndërsa, për akuzat e shpenzimit të parave, Haradinaj u përgjigj se këto ishin jo të drejta duke thënë se paratë i shkuan popullit.

“Është marre më dhënë Kosova më pak pare se Serbia për tërmetin në shqipëri. Nuk janë pare të humbura, por ato para shkojnë te motrat dhe vëllezërit tonë”.

Loading...