Sunday, January 19, 2020
Lajme

Isa Mustafa refuzon letrën e Albin Kurtit: Kjo nuk është një letër zyrtare

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur për letrën e dërguar nga LVV, shkruan Gazeta Blic.

“Letrën do ta shohim dhe do ta analizojmë. Letra nuk është zyrtare”, ka shkruar ai.

Ai tha se LDK është e interesuar që të gjejë zgjidhje dhe të formohen institucionet.

Loading...

Sipas tij, edhe LVV duhet të angazhohet për formimin e qeverisë së re, raporton Gazeta Blic.

“Letrën do ta shohim, nuk e konsideroj që është zyrtare, është përgjigje zyrtare, është një letër kështu me cilësime të cilat nuk janë shumë zyrtare, ajo që mund të ju them është se ne jemi të interesuar që ta përmbyllim këtë proces, mos të vazhdohet akoma kjo agoni, do të mundohemi që të punojmë maksimalisht, kërkoj që edhe VV të jap kontributin e saj”, shton Mustafa, teksa, ka thënë se nuk mund të instruktojë LV-në se si të komunikojnë.

Ndryshe, siç merret vesh Lëvizja Vetëvendosje e ka refuzuar ofertën e LDK-së, ku i ishte kërkuar partisë së Albin Kurtit që ta shkarkojnë glauk Konjufcën nga posti i kryetarit të Kuvendit, dhe këtë post ta marrë LDK deri në zgjedhjen e presidentit.

Në momentin e zgjedhjes së presidentit, LDK do t’ia lirojë VV-së postin e kryekuvendarit, derisa ministritë do të ndaheshin 5 me 5.

Loading...