Lajme

Koronavirusi/ 14% e pacientëve të shëruar në Kinë janë infektuar sërish

Ekspertët mjekësore kanë habitur me deklaratat e bëra së fundmi në lidhje me koronavirusin.

Sipas tyre, 14% e pacientëve që janë shëruar nga koronavirusi në Kinë, janë infektuar sërish.

Ky lajm vjen pas alarmit të ekspertëve, të cilët i druhen faktit se Kina mund të përballet me një valë të dytë të epidemisë. Kjo pasi sipas tyre ka shumë të tjerë të infektuar të cilët mund të mos kenë shfaqur akoma simptoma.

Loading...

Disa mjekë në një spital në Wuhan vunë re se 5 nga 147 pacientët e shëruar rezultuan sërish pozitiv ndaj virusit. Bëhet me dije se këta pacientë që rezultojnë të infektuar për herë të dytë pas rikuperimit, nuk shfaqin simptoma të sëmundjes.

Studimi ka zbuluar gjithashtu se ata që e kanë mbartur virusin për herë të dytë, nuk kanë infektuar persona të tjerë, pasi anëtarët e familjeve të tyre rezultuan negativ ndaj testit.

Ekspertët bëjnë thirrje se pacientët e shëruar duhet të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë dhe të jenë në vëzhgim.

Loading...