Saturday, February 22, 2020
Lajme

Kryeministri Kurti konfirmon letrën e Sekretarit Pompeo, tregon çfarë i ka shkruar

Zyra për marrëdhënie me publikun e Kryeministrit, Albin Kurti ka njoftuar për letrën e Sekretarit Mike Pompeo dërguar Kryeministrit.

Në njoftim thuhet se Sekretari i Shtetit ka uruar Kryeministrin për marrjen e detyrës por nuk kanë njoftuar edhe për kërkesën e Pompeos për heqjen e taksës.

“Në letrën e Sekretarit të Departamentit të Shtetit i përcillet urimi popullit të Kosovës për zgjedhjet e suksesshme dhe demokratike, si dhe mirëpritet formimi i Qeverisë së Kosovës, duke shpresuar në bashkëpunimin e ngushtë për arritjen e qëllimeve të përbashkëta, siç janë sundimi i ligjit e normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë”, thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrit.

Loading...

Loading...