Lajme

“Kujtova se do të ishte i butë”, flet 28-vjeçari i prekur me koronavirus

Micheal Prendergast, 28 vjeç, nga Kerry i Irlandës është një nga pacientët e shumtë të konfirmuar me koronavirus.

Ai ka folur rreth gjendjes së tij shëndetësore gjatë kohës që ishte në spital, teksa ka përshkruar sesi sëmundja pothuajse e vrau atë brenda pak ditësh.

“Mendova se do të ishte i butë para se të infektohesha. Por, sapo u përballa me sëmundjen, situata më solli çdo lloj pyetjeje ekzistenciale: A do të jetoj? A kam jetuar një jetë të mirë? A e kam humbur kohën? Ajo ishte një periudhë shumë emocionale”, tha ai për emisionin “News Talk”.

Loading...

Sipas 28-vjeçarit, ai dyshon se e ka marrë sëmundjen gjatë punës në Londër si gazetar, por nuk kishte simptoma ditët e para.

Duke u përpjekur të shmangte një bllokim në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar, ai kapi një fluturim për në Irlandë, ku mbërriti më 16 mars dhe shkoi të vizitojë nënën e tij.

Ai u shpreh për “Sky News” se ditën e nesërme u zgjuam me mungesë frymëmarrjeje dhe temperaturë shumë të lartë.

Të nesërmen temperatura e tij u rrit edhe më shumë dhe ai filloi të kishte konvulsione në shtrat, ndërsa trupi i tij u përpoq të luftonte infeksionin.

Më 19 Mars ai thirri një ambulancë dhe u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm në Kerry dhe u vendos në repartin e atyre me koronavirus, në izolim, ku ka kaluar pesë ditët e fundit.

“Ajo vjen në dallgë, kështu ndjehesha … Nuk ndjehesha mirë, por vinte një dallgë që do të zgjaste katër ose pesë orë. Kjo do të ishte ndjenja më e fortë, dërrmuese, një temperaturë e shpejtë … të bën të ndjehesh sikur nuk je larg vdekjes.

Në një paralajmërim të ashpër për të rinjtë, për të cilët mendohet se janë më pak të prekshëm nga virusi, ai tha: “Ky është vetëm një paralajmërim për këdo që gjendet atje. Unë shoh kohët e fundit njerëz në plazhe, në parqe, në palestra. Nëse nuk preken aq keq sa unë, unë garantoj që prindërit tuaj ose hallat dhe xhaxhallarët tuaj, ose gjyshërit tuaj do të preken keq, dhe ky virus është një vrasës”, tha 28-vjeçari, i cili e ka kaluar tashmë gjendjen e rëndë.

Loading...