Tuesday, December 10, 2019
Lajme

LDK ia merr kryeministrin VV-së, ia jep Presidentin, kryeparlamentarin dhe 6 ministri

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, i ka thënë Expressit se nëse Vetëvendosja nuk pajtohet që kjo parti ta ketë postin e kryeparlamentarit dhe presidentin, atëherë kjo ofertë i kalon VV-së, e kryeministri duhet t’ i mbetet LDK’së.

“Ne kemi menduar që kryeparlamentari, presidenti dhe gjysma e ministrive me i taku LDK-së, pjesa tjetër, kryeministri me ministri me i taku VV-së, ose e kundërta. Nëse atyre ju duket shumë, mund të bëhet edhe e kundërta, ne e pranojmë edhe variantin e kundërt, kryeministri me qenë i yni e ndoshta edhe ndonjë ministri tepër ua kishim dhanë”, ka thënë Veliu.

 

Megjithëse Albin Kurti, kryetar i Vetëvendosjes, kishte thënë se 72 orë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, do të arrihej marrëveshja LDK -VV për bashkëqeverisje, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Në orët e pasditës të së hënës, Mustafa dhe Kurti pas takimit që kanë zhvilluar, nuk kanë dhënë shumë detaje se pse nuk u arrit një marrëveshje që pritej, duke thënë vetëm se ‘do të vazhdojnë diskutimet në ditët në vazhdim’.