Saturday, February 22, 2020
Lajme

LDK-ja i ulë ngjitur Agim Veliun e Vjosa Osmanin

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur 30 vjetorin e themelimit në Vushtrri.

Në këtë tubim përveç kreut Isa Mustafa, kanë marrë pjesë edhe dy nënkryetarët, që tashmë janë shndërruar në “armiq” me njëri-tjetrin, Vjosa Osmani e Agim Veliu, shkruan Reporteri.net.

Në fotot e publikuar nga LDK në Facebook, shihet se LDK e Vushtrrisë ka ulur pranë njëri-tjetrit, Osmanin e Veliun, ndoshta për të ulur paska tensionet mes tyre.

Loading...

Reporteri mëson se gjatë kësaj ceremonie, ata nuk i kishin fshehur inatet pasi nuk mbanin kontakt.

Për dallim me Osmanin, në një foto tjetër Veliu shihet duke buzëqeshur me kryetarin Mustafa.

Kujtojmë se Osmani dhe Veliu janë përplasur së fundmi jo pak rreth koalicionit me VV-në. Veliu e ka “thumbuar” disa herë Osmanin për afërsi me Kurtin, kurse Osmani ka reaguar duke thënë se nuk i jep përgjegjësi askujt për veprimet e saj.

30 vjet nga themelimi i LDK-së, Dega në Vushtrri.

Publiée par Lidhja Demokratike e Kosovës sur Dimanche 19 janvier 2020

Loading...